In Memoriam, Kapidan Deda i Gjoni të Markagjonit

Sot, me daten 23 janar 2015, vdiq Kapidan Deda i Gjoni të Markagjonit, përfaqësues i brezit të vjetër të Familjes Princore të Mirditës, djalë i nji Dere të Madhe dhe i nji Dinjiteti të Rrallë. Dedë Gjonmarkaj, djali i katërt i Kapedanit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni, ka lindur në Orosh në vitin 1921, dhe mbasi kreu studimet, pësoi kalvarin e vuajteve më të mëdha të Parësisë Nacionaliste Shqiptare. U arrestua fillimisht në vitin 1946, dhe u gjykua 6 herë, për vepra që nuk i kishte bërë kurrë… Kaloi 2 vite në hetuesitë e tmerrit të “çlirimtarëve të Enver Hoxhës” dhe vuajti 16 vjet burg, në qelitë e burgjeve në Shkodrës, Tiranës, Gjinokastrës, Burrelit, Ballshit dhe Sarandës. U internua në Tepelenë, Kuç, Savër dhe Gjazë dhe krahas 16 viteve burg, kreu edhe 30 vite internim me gjithë Familjen Markagjoni. Qysh prej vitit 1944 e deri në vitin 1990, Deda bashkë me krejt familjarët e vet panë vetëm burgje, internime, poshtërime dhe vdekje… Dedë Markagjoni, i rezistoi diktaturës sllavo-komuniste në mënyren ma të dinjitetshme të mundur duke u ba edhe simbol ideal i qëndresës së Fisnikërisë Shqiptare, ndaj mizerjes proletare.
Shqipëria zyrtare, ka plot 70 vite që ose i ka shkatërruar familjarisht përmes burgosjeve, syrgjynosjeve dhe dezinformimit publik të propagandës deniguese “për trathëti”, që ata nuk ia kanë bërë kurrë Shqipërisë, ose i kanë harruar në të “ashtuquajturën demokraci” të kontrolluar nga pasuesit e Ramiz Alisë. Akuzues të tyre ishin dhe mbetën shitësit e Shqipërisë dhe Kosovës tek Serbia e Rankoviqit dhe Titos, tek Stalini dhe carizmi sovjetik…
Për 20 vite tranzicion e kaos parademokratik, nuk u bë asgjë për të rehabilituar realisht Familjen Princore të Mirditës, veç nji nismë fisnike te Top Channel dhe gazetares Genta Popa. Shpresojmë se autoritet shtetërore së paku sot, do gjejnë mënyrën për ta nderuar pinjollin e parafundit të brezit të vjetër të Familjes Princore të Mirdites, si shenjë respekti i Shtetit ndaj kësaj Dere Fisnike Shqiptare, si shenjë e kërkimit falje e Shqipërise zyrtare, për krimet e diktaturës, në vigjilje të hapjes së dosjeve dhe procesit të lustracionit.
Sot Shqipëria duhet me mbajtë disa minuta heshtje për dinjitetin me të cilin kaloi kjo familje, me vuejtjet e burgjeve, internimeve e shpifjeve… e në veçanti për Dinjitarin e Paepun: Dedë Markagjoni…
Pushofsh në Paqe Axha Dedë!

Huana Kraja Kurti, Jozef Radi, Romeo Gurakuqi, Kujtim Draçini,Simon Miraka, Agron Gjekmarkaj, Bep Çoba, Fatlum Nurja, Gjon Lekgjonaj, Halit Bilali, Gjergj Kola, Jozef Martini, Mark Gjeka, Bep Kolombi, Menita Ljarja, Apollon Haxhi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s